Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë lidhur me çështjen e videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet.

Sipas A2 CNN, materialet për rastin janë referuar në Prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Procedimi penal ndaj Hilës lidhet me vendosjen e kamerave në banesë, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar se kush i ka shpërndarë më pas materialet e regjistruara.

Pra, ndërsa për vendosjen e kamerave ndaj kompozitorit është ndërmarrë procedimi penal, hetimet për publikimin dhe shpërndarjen e videove vijojnë për të identifikuar personin ose personat përgjegjës.

Çështja ka nxitur reagime të shumta në ditët e fundit, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e regjistrimit dhe mënyrën se si materialet private kanë përfunduar në internet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër