Putin: I gatshëm për bisedime me Ukrainën, por kushte të pranueshme

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Moskë, 02 tetor, Zhurnal.mk – Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia është e gatshme të rifillojë negociatat për paqe me Ukrainën, por sipas tij sulmet me dronë gjatë zgjedhjeve për Dumën e kanë bërë më të vështirë rifillimin e bisedimeve.

Duke folur në Klubin e Diskutimeve ”Valdai” në Moskë, përpara një audience ndërkombëtare, presidenti Putin tha se Moska kishte qenë e gatshme të rifillonte negociatat më 21 shtator, një ditë pas zgjedhjeve për Dumën.

Sipas tij, Ukraina kishte kryer sulme të shumta me dronë gjatë periudhës së zgjedhjeve. Putin pretendoi se më shumë se 1 600 dronë ishin përdorur kundër Moskës dhe se qendrat e votimit në rajone të tjera të Rusisë ishin sulmuar vazhdimisht.

Presindeti rus tha se Ukraina kishte gabuar duke llogaritur se sulmet ndaj Rusisë do të dobësonin shoqërinë ruse.

“Armiku kishte pritur që shoqëria jonë të shpërbëhej, por çdokush mund të gabojë”, tha ai.

Presidenti rus deklaroi se Rusia mbetet e gatshme të hyjë në negociata dhe t’i përfundojë ato sa më shpejt të jetë e mundur.

Megjithatë, ai shtoi se bisedimet duhet të zhvillohen mbi kushte që janë gjithashtu të pranueshme për Federatën Ruse dhe popullin rus.

Kjo pjesë e deklaratës është veçanërisht e rëndësishme, pasi Putin nuk specifikoi në këtë deklaratë se cilat janë konkretisht kushtet që Moska kërkon.

Nga ana tjetër, Kievi, aleatët e tij perëndimorë dhe vëzhgues të ndryshëm shprehin dyshime të forta se Moska është realisht e gatshme për negociata.

Ukraina po mbrohet nga pushtimi rus në shkallë të gjerë që prej shkurtit 2022.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër