Shkup, 2 tetor, Zhurnal.mk – Nga LSDM theksojnë se në vend të konfidencialitetit, përmbajtja e letrës së dorëzuar në arkiv menjëherë është publikuar në mediat pranë pushtetit, ndërsa vetë programi, sipas tyre, nuk ka për qëllim reforma, por marrje dhe dobësim të frontit opozitar.
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) doli me reagim të menjëhershëm të mbushur me kritika pasi përfaqësuesit e Platformës “Biseda për të ardhmen në 12:05” dorëzuan propozimet e tyre reformuese në arkivin e partisë. Nga LSDM platformën e quajtën ZNAM 2.0.
Partia thekson se 17 nënshkruesit e letrës po përpiqen ta imponojnë vullnetin e tyre kundrejt mbi 18.000 anëtarëve që kanë votuar për kryetarin aktual Venko Filipçe.
