Në vjeshtë numër më të vogël të sulmeve në tru, Sejfedini: Kontrollet mund të parandalojnë sulmet

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 tetor Zhurnal.mk – Sulmet në tru janë të paparashikueshme dhe mund të ndodhin në çdo moment, thonë neurologët. Shenjat mund të shfaqen papritur si mpirje ose dobësi në fytyrë, krah apo këmbë, vështirësi në të folur, probleme me shikimin apo humbje e ekuilibrit.

Numri i pacientëve me sulme në tru çdo vit e më shumë po rritet, dhe po i përfshin edhe moshat më të reja, thekson për TVM2 neurologu, Ylber Sejfedini.

Sipas tij në Klinikën e Neurologjisë reparti intenziv është i stërmbushur me pacientë që dallojnë me gjendje të ndryshme neurologjike.

Në bazë të statistikave në sezonën e vjeshtës veçmë fillon të ulet numri i pacientëve me sulme në tru.

“Fatkeqësisht tek ne në neurologji sëmundjet cerebrovaskulare, nuk ka rregull por, statistikisht edhe unë pajtohem se duhet të ulet numri sepse shumë ndikon edhe koha, i nxehti, që sulmet të jenë më të shpeshta në bazë të statistikave. Tani në stinën e vjeshtës fluksi i pacientëve do të jetë më i vogël dhe shpresojmë të jetë e tillë. Në Klinikën e Neurologjisë kemi pacientë të ndryshëm nga sëmundjet që janë kronike të diagnostikuar deri në pacientët që janë fatkeqësisht në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.” – tha neurologu Ylber Sejfedini.

Qytetarët e anketuar nga TVM2 kanë mendime të ndara për kontrollet mjekësore.

“S’ka nevojë se shëndetin e kam në nivel, nuk kam problem të shkoj.”

“Po unë bëj kontrolla të rregullta mjekësore dhe kam shumë kujdes për shëndetin tim.” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.

Më të rrezikuar janë pacientët që veçmë kanë përjetuar një sulm dhe të njejtit duhet të marrin terapi preventive, të bëjnë kontrolle të rregullta në 6 muaj apo, çdo vit, informon mjeku Ylber Sejfedini.

“Sulmet në tru zakonisht nuk kanë simptome specifike paraprake, ato vijnë papritur por si shenja që duhet të kemi kujdes është yndyra e lartë, është hipertensioni, shtypja e lartë, ndikon obeziteti, ushqimi dhe tani jeta që është bërë mjaftë dinamike në vendin tonë stresi, gjithçka tani ndikon, diabeti, këto janë gjendjet e pacientëve që duhet të përcjellen më këto simptome. Në qoftë se pacienti ka hypertension nuk duhet të anashkalohet të thuhet se do t’i kalojë, duhet preventivë, duhet terapi çdoherë, kontrolle të rregullta. Më të rrezikuar, janë p.sh për një sulm, janë pacientët që kanë pasur sulmin e parë dhe janë më të rrezikuar për sulm të ri sesa një pacient që nuk ka pasur asnjëherë sulm cerebrovascular.” – u shpreh neurologu Ylber Sejfedini.

Sipas neurologut Sejfedini është me rëndësi të madhe preventiva, ushqimi i shëndetshëm, aktivitet i rregullt fizik, ecja në këmbë minimum 40 min në ditë si dhe mënyra e jetesës me më pak stres.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër