Fred nuk përmbahet ndaj Ten Hagut: Grindej me të gjithë, e largoi Ronaldon nga formacioni startues

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Fred, ka kritikuar ashpër ish-trajnerin Erik ten Hag, duke e akuzuar për menaxhim të dobët të grupit dhe për konflikte me disa prej yjeve të skuadrës.

Braziliani kaloi pesë vite te Manchester Unitedi, ndërsa gjatë periudhës së tij në klub fitoi Kupën e Ligës dhe arriti në finalen e FA Cup.

Ten Hag u emërua trajner i Unitedit në vitin 2022, pas një periudhe të suksesshme te Ajax, por aventura e tij në Angli nuk shkoi sipas pritshmërive, sidomos në Ligën Premier.

Fred, i cili u largua nga Unitedi për t’iu bashkuar Fenerbahçes në verën e vitit 2023, ka dhënë një vlerësim jashtëzakonisht të ashpër për periudhën nën drejtimin e holandezit.

“Ten Hag ishte shumë i mirë taktikisht, por sa i përket menaxhimit të grupit, ishte një copë m*t”, deklaroi Fred në “Charla Podcast”.

“Ai grindej me të gjithë. U grind me mua, me Cristianon, me Casemiron, me Rashfordin… Nuk më aktivizonte dhe ndonjëherë situata bëhej stresuese”.

“Me Ten Hagun luanin vetëm lojtarët e tij holandezë. Ishte një trajner që krijonte klika. Por, taktikisht, ishte një nga trajnerët më të mirë me të cilët kam punuar ndonjëherë”.

Fred foli edhe për marrëdhënien e Ten Hagut me Cristiano Ronaldon, i cili u largua nga klubi në fund të vitit 2022.

“Ai donte që skuadra të vraponte shumë, por Cristiano tashmë ishte më i vjetër. Ai e largoi Cristianon nga formacioni titullar dhe më pas pati një përplasje mes tyre”.

Ten Hag u shkarkua nga Manchester Unitedi në tetor të vitit 2024, kur skuadra ndodhej në vendin e 14-të pas shtatë ndeshjeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër