Argjentinë, frikë për Leandro Paredes, shtëpia i merr flakë, asnjë i lënduar

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Leandro Paredes përjetoi momente frike në Argjentinë. Shtëpia e ish mesfushorit të Juventusit e Romës e ndërtuar në provincën e Buenos Aires , Saint Thomas East-West di Canning mori flakë në mëngjesin e së enjtes.

Zjarri dyshohet se ka shpërthyer në një hapësirë të ndërmjetme ku ishte vendosur një kaldajë dhe u shua nga zjarrfikësit vullnetarë të Esteban Echeverria që nuk lejuan përhapjen e flakëve në pjesën tjetër të pronës.

Për fat të mirë nuk u regjistruan as të lënduar e as viktima, por vetëm dëme materiale. Për momentin nuk bëhet e ditur se kush ishte brenda në banesë në momentin e shpërthimit të zjarrit.

Paredes, kapiteni aktual i Boca Juniors, jetonte në atë banesë me partneren e tij Camila Galante dhe 3 fëmijët e tyre, Victoria, Giovanni e Lautaro.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër