“100 për qind e kryer”, Fabrizio Romano jep lajmin e madh për Real Madridin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Real Madridi ka arritur marrëveshje totale me Arda Gulerin për vazhdimin e kontratës së tij.

Sipas ekspertit italian të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja tashmë është praktikisht e mbyllur dhe mbetet vetëm që “Los Blancos” të vendosin se kur do ta bëjnë zyrtarizimin.

Kontrata aktuale e Gulerit skadon në vitin 2029, por Real Madridi ka siguruar qëndrimin afatgjatë të talentit turk, duke i ofruar një rritje të konsiderueshme të pagës si shpërblim për paraqitjet e tij të vazhdueshme në nivel të lartë.

21-vjeçari ishte një nga pikat më të ndritshme të Real Madridit sezonin e kaluar dhe ka vazhduar me formën e mirë edhe këtë edicion nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Guleri ka regjistruar një gol dhe tri asistime në katër ndeshje këtë sezon, duke konfirmuar rëndësinë e tij në planet e trajnerit portugez.

Me marrëveshjen e re, Reali synon ta blindojë një prej talenteve më të rëndësishëm të skuadrës për vitet e ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër