Laert Vasili shpërthen ndaj Adi Hilës: Po t’ia bënin vajzës dhe gruas tënde atë?

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Publikimi i videove intime të disa personazheve të njohur të artit ka shkaktuar një reagim të fortë edhe nga aktori Laert Vasili, i cili foli pa doreza për atë që e konsideron si një nga format më të rënda të dhunës ndaj një njeriu.

Duke folur për rastet e videove që janë shpërndarë në rrjet në “Grida Duma Podcast”, Vasili e zhvendosi diskutimin përtej skandalit mediatik, duke vënë theksin te pasojat që një publikim i tillë mund të ketë mbi jetën dhe familjen e personit që bëhet objekt i ekspozimit, raporton Top Channel.

Në një moment të debatit, ai iu drejtua drejtpërdrejt kompozitorit Adi Hila, duke ngritur një pyetje që sipas tij e ndryshon tërësisht këndvështrimin mbi ngjarjen: “Po t’ia bënin vajzës dhe gruas tënde atë?”

Publikimi i vidoeve intime ka shkaktuar një ortek reagimesh, derisa tashmë dihet se në polici ka dëshmuar vetë kompozitori Adrian Hila.

Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë lidhur me çështjen e videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet.

Sipas A2 CNN, materialet për rastin janë referuar në Prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër