Geci: PDK-ja ua vërtetoi dënimin të dënuarve në Hagë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 05 tetor, Zhurnal.mk – Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka shkruar në Facebook se nisma e PDK-së për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ua ka vërtetuar sipas tij dënimin ish-krerëve të UÇK-së.

“Siç po duket sot, nisma e PDK-së për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ua vërtetoi dënimin të dënuarve në shkallën e parë. Mos harroni: PDK-ja, me një fukarallëk juridik, apo edhe për shkak të budallallëkut të saj politik, në vitin 2015 votoi Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe tani, me të njëjtin fukarallëk të përzier me budallallëk juridik, sot ua vërtetoi dënimin të dënuarve në shkallën e parë”, ka shkruar Geci.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër