Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – Qeveria ka marrë besim nga qytetarët për një mandat prej katër vjetëve dhe ka plane dhe dinamika për realizimin e premtimeve, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoskim duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, gjatë vizitës në Komunën e Tearcës, ku ishte i pranishëm në përpurimin e çerdhes së fëmijëve.
Mickoski theksoi se prioritet i Qeverisë është që të realizojë sa më shumë projelte për qytetarët dhe të krijojë kushte më të mira për jetesë duke theksuar se Qeveria aktuale i zhbllokon projektet që, siç tha, kanë qenë të bllokuara me dekada ose një peirudhë të caktuar.
“Kjo Qeveri ka fituar besimin e qytetarëve për një mandat katërvjeçar. Ne kemi plane të tilla dhe dinamikë të tillë të realizimit të premtimeve. Po punojmë në objekte që kanë ngecur me dekada, të cilat kanë ngecur për një periudhë të caktuar. Kjo Qeveri, me punë të përkushtuar, po i zhbllokon ato, po i zhbllokon dhe po ua dorëzon qytetarëve. Dhe ky është prioriteti ynë, si të dorëzojmë sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të kemi kushte më të mira jetese. Ky është thelbi i funksionimit të kësaj Qeverie”, tha Mickoski.
Kryeministri theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në këtë dinamikë të punës duke shtuar se opozita në Kuvend ka mundësi të parashtrojë nisma për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Kështu që ja mbetemi të përkushtuar në atë, ndërsa opozita e bashkuar – Bashkimi Demokratik për Integrim, E Majta dhe LSDM-ja në kuvend mund të mblidhen, të parashtrijnë nismë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nëse opozita e bashkuar, BDI, LSDM dhe e Majta parashtrojnë atëherë ne si Qeveri do të japim përgjigje adekuate”, deklaroi Mickoski.
