Prishtinë, 05 tetor, Zhurnal.mk – Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, raporton Ekonomia Online.
Projektligji ka marrë 81 vota për, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
“Kërkohet nga Komisioni Legjislativ, që në cilësinë e komisionit përgjegjës raportues dhe komisionet e përhershme, ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime”, tha kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
