Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – Në Lotarinë Shtetërore janë kryer arrestime të reja, raporton “Plusinfo”, duke iu referuar burimeve të njohura me rastin.
Sipas informacioneve, Drejtoria e Policisë Financiare, në koordinim me Prokurorinë, po zhvillon një aksion lidhur me një rast të ri, ku dyshohet për keqpërdorime në punën e Lotarisë Shtetërore.
Është arrestuar ish-përgjegjësja e financave në Lotarinë Shtetërore, si dhe një person tjetër. Sipas dyshimeve, ata lidhen me përvetësimin e rreth 80 milionë denarëve, përkatësisht rreth 1.3 milionë eurove.
Sipas burimeve të “Plusinfo”, dyshimet kanë të bëjnë me periudhën kur me Lotarinë Shtetërore drejtonte ish-drejtori Perparim Bajrami.
Aksioni është në zhvillim, ndërsa gjatë ditës pritet që institucionet kompetente të bëjnë të ditura më shumë detaje për rastin, për personat e tjerë eventualisht të përfshirë në hetim, si dhe për veprimet e dyshuara që u ngarkohen personave të arrestuar.
Deri në një njoftim zyrtar nga institucionet kompetente, bëhet fjalë për dyshime që janë pjesë e një procedure hetimore në zhvillim.
