Prishtinë, 5 tetor Zhurnal.mk – Një kamion i zjarrfikësve është marrë nga protestuesit dhe është vendosur para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, gjatë protestës që po mbahet aty.
Kamioni kishte mbërritur në zonën ku ndodheshin protestuesit, ndërsa më pas ata morën kontrollin e tij dhe e zhvendosën para hyrjes së Kuvendit.
Në vendin e protestës shihen forca të Njesisë Speciale, protestues dhe automjete të zjarrfikësve, ndërsa situata vazhdon të jetë e tensionuar.
