Ali Ahmeti: Gjermania mike dhe partnere e rëndësishme e vendit tonë dhe e shqiptarëve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 tetor Zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, me ftesë të Ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Petra Drexler.

Ahmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale, theksoi rëndësinë e marrëdhënieve me Gjermaninë, duke e cilësuar atë si një mike dhe partnere të rëndësishme të vendit dhe të shqiptarëve.

“Gjermania ka qenë dhe mbetet një mike dhe partnere e rëndësishme e vendit tonë dhe e shqiptarëve, si dhe një mbështetëse e fuqishme e perspektivës sonë evropiane”, shkroi Ahmeti.

Ai gjithashtu përcolli urimet e tij për ambasadoren Drexler dhe popullin gjerman me rastin e Ditës së Bashkimit, duke shprehur dëshirën për forcimin e mëtejshëm të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe popujve.

“Ambasadores Drexler dhe popullit gjerman ua përcjell urimet më të përzemërta për Ditën e Bashkimit, me dëshirën për miqësi dhe bashkëpunim edhe më të fuqishëm ndërmjet vendeve dhe popujve tanë”, theksoi Ahmeti.

Në fund të mesazhit të tij, kreu i BDI-së uroi: “Gëzuar Ditën e Bashkimit të Gjermanisë!”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër