Sali: Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë në rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 tetor Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Shkup me rastin e Ditës së Bashkimit Gjerman.

Sali theksoi rëndësinë e bashkimit, solidaritetit dhe vizionit për një të ardhme të përbashkët, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe procesit të integrimit evropian.

“Ky përvjetor na kujton fuqinë e bashkimit, solidaritetit dhe vizionit për një të ardhme të përbashkët”, shkroi Sali.

Ai uroi Ditën e Bashkimit Gjerman dhe vlerësoi miqësinë mes dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër