Haradinaj-Kurtit: Kthehu në Kuvend të votojmë ligjin

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 tetor Zhurnal.mk – Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe deputetëve të Vetëvendosjes që të kthehen në sallën e Kuvendit të Kosovës për të votuar Projektligjin për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media nga Kuvendi, Haradinaj tha se votimi i ligjit mund të zhvillohet në çdo moment, duke kërkuar që deputetët të rikthehen në sallë dhe ta përmbyllin procesin.

“Është ora 21:00 dhe në këtë orë i bëj thirrje Kurtit, VV-së dhe të gjithë deputetëve të kthehemi në Kuvend. Të votojmë ligjin për Dhomat e Specializuara dhe t’i kthehemi agjendës”, deklaroi Haradinaj.

Ai u shpreh se pas votimit, si deputetët, ashtu edhe protestuesit, mund të largohen dhe t’i kthehen shtëpive të tyre.

“Po besoj që në çdo orë mundemi me u kthy me votu ligjin dhe ne me u kthy në shtëpitë tona, ne dhe protestuesit. Ikja nga përgjegjësia nuk është në nderin as të pushtetarëve, as të atyre që përfaqësojnë popullin”, tha kreu i AAK-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër