Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Karoline Leavitt, ish-sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, do t’i bashkohet Fox News në rolin e kontribueses televizive, pas largimit të saj nga administrata në muajin gusht.

Leavitt, e cila hyri në histori si personi më i ri që ka mbajtur postin e sekretarit të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, u largua nga detyra pas lindjes së fëmijës së saj të dytë në fillim të këtij viti.

Në atë kohë, ajo deklaroi se dëshironte t’i kushtonte më shumë kohë familjes, ndërsa paralelisht do të angazhohej në Super PAC-un Maga Inc., një organizatë e lidhur me Donald Trump.

Në dhjetor, kur bëri publike shtatzëninë e saj, Leavitt u bë sekretarja e parë aktive e shtypit e Shtëpisë së Bardhë që njoftoi një shtatzëni gjatë ushtrimit të detyrës.

Gjatë periudhës së saj në administratë, Leavitt u përpoq të ndryshonte mënyrën se si funksiononte marrëdhënia mes Shtëpisë së Bardhë dhe medias.

Ajo kërkoi të kishte më shumë ndikim mbi “press pool”, grupin e gazetarëve që ndjek nga afër aktivitetet e presidentit, dhe ndërmori hapa për t’u dhënë më shumë hapësirë të ashtuquajturave “media të reja” në konferencat e shtypit.

Mandati i saj u shoqërua gjithashtu me përplasje të shpeshta me gazetarët gjatë konferencave në Shtëpinë e Bardhë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër