Me këto ushqime nuk preferohet ta nisni ditën

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme në organizmin e një individi.

Nga dietologët rekomandohet që të marrim sa më shumë energji, duke përdorur ushqimet e duhura.

Por ”Healthline” ka publikuar se cilat janë disa nga ushqimet, të cilat nuk rekomandohen të konsumohen sapo keni nisur ditën.

Drithërat: Të gjithë priremi drejt konsumimit të sa më shumë drithërave në mëngjes. Por kur ato shoqërohen me mjaltë, çokollatë dhe çokokrem, niveli i sheqerit rritet. Kjo bën që të mos rekomandohen për përdorim në mëngjes.

Buka: Të gjithë kemi tendencën që të ushqehemi sa më shumë në mëngjes, duke i shtuar vaktit tonë sa më shumë kalori. Prandaj gjithçka çfarë hamë e shoqërojmë me bukë. Por përdorimi i saj çon drejt shtimit të kilogramëve. Për këtë dietologët nuk e rekomandojnë konsumimin e saj.

Kos me fruta: Ndoshta frutat mund të jenë bio, por ato kanë sheqer në përbërjen e tyre. Prandaj nuk rekomandohet që kosi të konsumohet i përzier me fruta.

Qumështi: Shpesh priremi të pimë një gotë qumësht çdo mëngjes dhe ky është një ndër ritualet më të zakonshme të shumëkujt. Por ky është një gabim shumë i madh, sipas ekspertëve qumështi do shumë të tretet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër