Prishtinë, 06 tetor, Zhurnal.mk – Mijëra qytetarë pritet të mblidhen edhe sot para Kuvendit, ku do të kërkojnë votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Specialen.
Protesta pritet të nis nga ora 09:00.
Derisa dje, u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës.
Protestuesit fillimisht u përballën me një prani të shtuar policore, ndërsa gjatë zhvillimeve u përdorën edhe gaz lotsjellës dhe topa uji për shpërndarjen e tyre.
Në disa raste pati përleshje dhe sulme të policisë ndaj protestuesve, ndërsa janë raportuar edhe persona të lënduar.
Gjithashtu, gjatë kësaj proteste ka pasur edhe të arrestuar, ku në prangat e policisë ka përfunduar djali i vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Bëhet e ditur se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka shkuar në 14.
Në mesin e të lënduarve janë raportuar edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
E pas një dite të gjatë, protestuesit u kthyen në sheshin “Skënderbeu”, aty ku edhe për 21 ditë më radhë është protestuar me moton “Jo në emrin tim”.
Pas tensioneve, protestuesit janë shpërndarë, por kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen.
