VLEN: Çerdhja e parë në Tearcë hapi dyert, shkolla super moderne po bëhet gati në Kumanovë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 06 tetor, Zhurnal.mk – Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se dy investime për fëmijët janë bërë realitet. Në Tearcë, çerdhja e parë publike ka hapur dyert, ndërsa në Kumanovë, gjimnazi i ri “Sami Frashëri” është drejt përfundimit.

“Çerdhja “Foleja” në Përshefcë, me investim prej mbi 800 mijë eurosh, ka kapacitet për 147 fëmijë. Prindërit që deri dje duhej të kërkonin zgjidhje për kujdesin e fëmijëve, tashmë e kanë çerdhen në komunën e tyre. Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, u zotua se çerdhja do të hapet dhe e mbajti fjalën. Me angazhimin e tij të palodhur, bashkëpunimin me institucionet qendrore dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian, “Foleja” tashmë i pret fëmijët”.

“Në Kumanovë, mbi 20 vjet pritje për një shkollë. Breza nxënësish shqiptarë e nisën dhe e përfunduan gjimnazin pa i pasur kushtet që i meritonin. Por tani gjeneratat e reja do të mësojnë në një shkollë super moderne. Driton Sulejmani, zëvendësministër i Arsimit, dhe Venera Azizi, zëdhënëse e Qeverisë, ndoqën nga afër punimet. Angazhimi ynë vazhdon deri në hyrjen e nxënësve në klasat e reja”, thonë nga VLEN.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër