Shkup, 6 tetor, Zhurnal.mk – Takim në këmbë. Kryeministri Mickoski nuk ka asnjë pritshmëri në prag të takimit të paralajmëruar mes ministrit të jashtëm Timço Mucunski dhe koleges së tij bullgare Velisllava Petrova, i cili sipas këshillës së Von der Leyen duhet të mbahet të enjten.
Deri në këtë moment në MPJ nuk ka mbërritur përgjigje zyrtare nga Bullgaria për kërkesën që Mucunski e dërgoi që të premten.
Nga pala bullgare për momentin ka vetëm një mesazh se në margjinat e konferencës për Korridorin 8 në Sofje do të ketë mundësi për një takim bilateral, por pa konfirmim se ai është i dakorduar dhe pa një orar të përcaktuar.
Mickoski sot tha se nuk ka pritshmëri nga biseda:
“Pra, duke pasur parasysh analizën time, të cilën dje ia thashë ministrit të jashtëm, do të jem përsëri diplomatikisht jokorrekt: duke pasur parasysh sjelljen e Sofjes zyrtare, nuk pres konfirmim, nuk pres asgjë.
Pres ndonjë dialog ‘pull aside’, ne kështu e quajmë, në këmbë, dhe përafërsisht të jetë kjo.” – tha sot Mickoski.
Edhe pse takimi paralajmërohet si përpjekje për rinovimin e komunikimit direkt, atmosfera para tij mbetet e ftohtë, ndërsa pritshmëritë nga të dyja palët janë të reduktuara në minimum.
Shkupi mban qëndrimin se duhet të ketë bisedë, por se për një hap të vërtetë përpara nevojiten garanci konkrete që Maqedonia të mos përballet përsëri me kushte bilaterale të reja në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Sofja, nga ana tjetër, nuk heq dorë nga pozicioni se obligimet tashmë janë marrë me marrëveshjen evropiane dhe se hapi i ardhshëm është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë.
Kështu, edhe pse takimi paralajmërohet si përpjekje për rinovimin e komunikimit direkt, atmosfera para tij mbetet e ftohtë, ndërsa pritshmëritë nga të dyja palët janë të reduktuara në minimum.
