9
Shkup, 06 tetor, Zhurnal.mk – Një 13-vjeçar nga fshati Debresh ka pësuar lëndime pasi ka rënë nga trotineti elektrik me të cilin po lëvizte nëpër fshat, raporton Tetovasot.
Rasti është raportuar më 5 tetor në ora 15:35 nga Qendra Urgjente e Gostivarit, ku i mituri ishte dërguar për trajtim mjekësor.
Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.
