Athinë, 06 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha sot se deklaratat e Madhe dhe Bashkimit Evropian mund të hapin rrugën për rikthimin në Greqi të skulpturave të Partenonit, të njohura edhe si “Mermerët e Elginit”.
Greqia dhe Britania e Madhe kanë prej dekadash një mosmarrëveshje për këto skulptura, të cilat ndodhen aktualisht në Muzeun Britanik në Londër.
“Skulpturat e Partenonit do të jenë gjithashtu pjesë e diskutimeve”, tha Mitsotakis në një konferencë në Athinë.
Ai theksoi se kjo çështje është e rëndësishme jo vetëm për Greqinë, por edhe për Evropën.
Mosmarrëveshja për pronësinë e skulpturave ka vazhduar për shumë dekada.
Partenoni është një nga monumentet më të famshme të Greqisë së lashtë dhe ndodhet në Akropol, në Athinë.
Në fillim të shekullit XIX, diplomati britanik Lord Elgin mori nga Partenoni disa nga pjesët prej mermeri dhe skulpturat më të ruajtura të dekorimeve të tempullit dhe i dërgoi në Londër.
Në vitin 1816, ai ia shiti këto objekte Muzeut Britanik.
Që prej atëherë, Greqia kërkon që skulpturat të kthehen përgjithmonë në Greqi, në mënyrë që të bashkohen përsëri me pjesët e tjera të monumentit të Partenonit, që ndodhen në Athinë.
Në fund të shtatorit, Burnham tha se dalja e Britanisë se Madhe nga BE-ja, Brexit, i ka sjellë BM-së më shumë dëme sesa përfitime.
Ai la të hapura mundësi të ndryshme për marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë së Madhe me BE-në, përfshirë edhe mundësinë që BM-ja të rikthehet në Bashkimin Evropian.
Greqia synon që skulpturat të ekspozohen në Muzeun e Akropolit në Athinë.
