Tetovari fajtor për thirrjen kundër EULEX-it – 6 muaj burgim i zëvendësohen me 3,600 € gjobë, dëbohet për një vit nga Kosova

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 6 tetor Zhurnal.mk – Halil Kamberi është shpallur fajtor në procesin gjyqësor që lidhet me sulmin ndaj EULEX-it, rast për të cilin Gazeta Sinjali ka raportuar edhe më herët.

Gjykata ka shqiptuar ndaj Kamberit dënim prej gjashtë muajsh burgim, raporton Gazeta Sinjali nga Pallati i Drejtësisë.

Me pëlqimin e të pandehurit, dënimi prej gjashtë muajsh burgim do t’i zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 3 mijë e 600 eurosh.

Kamberi ishte përballur me proces gjyqësor lidhur me ngjarjen ku ishte sulmuar EULEX-i, ndërsa sot ndaj tij është shpallur aktgjykimi.

Gjykata e ka shpallur fajtor dhe ka përcaktuar dënimin, i cili, pas pëlqimit të Kamberit, do të ekzekutohet në formën e gjobës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër