Prishtinë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka përshëndetur përmbylljen e procesit të zgjedhjes së Presidentes së Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap drejt stabilitetit institucional.
Në një deklaratë, presidenti i AKB-së, Agim Shahini, ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për përmbylljen e procesit të zgjedhjes së presidentes, si dhe për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Sipas Shahinit, me këto vendime Kosova ka shmangur një tjetër krizë institucionale dhe krijon kushte për funksionimin dhe stabilitetin e institucioneve.
“Urime Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Pulës-Shiroka! Kosova fitoi. Tani është koha për punë, stabilitet dhe zhvillim ekonomik”, është shprehur Shahini.
AKB ka theksuar se komuniteti i biznesit pret që stabiliteti institucional të shoqërohet me fokus më të madh në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e klimës së biznesit dhe avancimin e politikave në mbështetje të sektorit privat.
