“Mos e harro UÇK-në, por as të ardhmen”, porosia e Ermal Sadikut për presidenten

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku e ka cilësuar ditën e djeshme si më të rëndën e karrierës së tij të shkurtër politike. Ai ka thënë se, pavarësisht dilemave personale, ka zgjedhur të respektojë vendimin e përbashkët të partisë dhe të qëndrojë me grupin e tij parlamentar.

Sadiku tha se është ndjerë i ndarë mes përgjegjësisë institucionale, drejtësisë, të kaluarës së LDK-së dhe dashurisë së tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Dje ka qenë dita më e rëndë e karrierës sime të shkurtër politike. Kam mendu që është e fundit”, ka shkruar ai.

“Prej dje nuk je presidente e asnjë partie. Je presidente e Republikës së Kosovës. Je presidente që je votu nën brohoritjet “UÇK, UÇK, UÇK”, në një qytet që po bënte flakë. Mos e harro këtë. Mos i harro ata që luftuan. Mos i harro ata që u vranë. Mos i harro familjet që ende presin drejtësi. Dhe, mbi të gjitha, mos harro se prej sot duhet me i përfaqësu të gjithë”, ka shkruar mes tjerash ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër