Bajrami: Ju kam thënë se 6 deputetët e LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime Kosovë për presidenten

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente.

Duke uruar presidenten e re, ajo ka thënë se shpreson se Shiroka-Pula ta mbajë balancën në mes të pushteteve.

Në profilin e saj në Facacebook, ajo ka treguar se ka ndodhur ashtu siç ka thënë me parë, se 6 deputetët e LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje.

“Ju kam thënë: ”Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje”. Urime Kosovë për presidenten! Uroj sinqerisht që profesoresha si presidente ta mbajë balancën mes pushteteve, unitetin shoqëror, ta respektojë Kushtetutën dhe interesin e vendit. Shumë suksese, presidente”, ka shkruar Bajrami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër