Afrim Gashi uron Justina Shiroka Pulën: Kosova hap një kapitull të ri

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 07 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar Presidenten e zgjedhur të Republikës së Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pulën, për zgjedhjen në këtë detyrë të lartë shtetërore.

Përmes një postimi ka vlerësuar se dita e sotme për Kosovën hap një kapitull të ri dhe shënon një moment të rëndësishëm institucional për konsolidimin dhe forcimin e institucioneve, stabilitetin dhe avancimin e perspektivës europiane të vendit, shkruan zhurnal.mk.

“Me përvojën e saj të gjatë akademike, institucionale dhe publike, besoj fuqishëm se Presidentja Shiroka Pula do të kontribuojë në forcimin e pozitës së shtetit në skenën ndërkombëtare, si dhe në kultivimin e unitetit, dialogut dhe bashkëpunimit në Kosovë”, ka shkruar Gashi.

Ai i ka uruar mandat të suksesshëm Presidentes së zgjedhur, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet e mira vëllazërore dhe bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të thellohen./Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër