Kazani me ajvar në ambiente të hapura mund të dënohen me deri në 1.000 euro

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 tetor Zhurnal.mk – Përgatitja e ajvarit dhe ushqimeve të tjera dimërore në oborrin e shtëpisë nuk është e ndaluar, por mënyra se si përdoret zjarri i hapur mund të jetë bazë për gjobë.

Sipas Ligjit për Mbrojtje dhe Shpëtim, një person fizik mund të dënohet me gjobë prej 1.000 eurosh në kundërvlerë denarësh nëse, gjatë përdorimit të zjarrit të hapur, rrezikon mjedisin përreth ose krijon rrezik për shkaktimin e zjarrit.

Pas rasteve në Vollkovë të Shkupit dhe në Strumicë, ku policia ka dalë në terren pas raportimeve për ndotje të ajrit dhe tym të madh, janë rikthyer në vëmendje edhe dispozitat ligjore që rregullojnë përdorimin e zjarrit të hapur.

Në legjislacionin e Maqedonisë së Veriut nuk ekziston një dispozitë e veçantë që ndalon përgatitjen e ajvarit në oborr.

Megjithatë, Ligji për Mbrojtje dhe Shpëtim përcakton se gjatë përdorimit të pajisjeve, mjeteve dhe zjarrit të hapur, qytetarët duhet të veprojnë në mënyrë që të mos rrezikojnë mjedisin përreth, të mos shkaktojnë zjarr apo shpërthim, por as ndotje të ajrit.

Për mosrespektimin e kësaj detyrimi parashihet gjobë prej 1.000 eurosh në kundërvlerë denarësh për person fizik.

Rregulla të tjera vlejnë kur përgatitja e dimnicës bëhet në hapësira publike. Ndezja e zjarrit dhe vendosja e kazanëve në trotuare, rrugë, parkingje, sipërfaqe të gjelbra dhe vende të tjera publike mund të jetë objekt edhe i rregullave për pastërtinë publike dhe rendin komunal.

Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të aktiviteteve të saj parandaluese, u bën rregullisht apel qytetarëve që të mos ndezin zjarr në hapësira të hapura në mënyrë që mund të shkaktojë zjarr dhe t’i raportojnë rastet kur ekziston rrezik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër