Rubio: I shqetësuar se konflikti në Ukrainë mund të përhapet në vende të tjera

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Athinë, 08 tetor, Zhurnal.mk – Tani ndodhemi në një ngërç strategjik. Ngërçet strategjike zgjidhen ose përmes negociatave, ose përmes përshkallëzimit nga njëra apo të dyja palët – një përshkallëzim që përfundon duke u shtrirë përtej kufijve të konfliktit fillestar, deklaroi sekretari i Shtetit Marco Rubio në një intervistë për gazetën greke Kathimerini duke iu referuar situatës në Ukrainë.

“Ne ndajmë shqetësimin se konflikti mund të intensifikohet deri në atë pikë sa të përfshijë vende të tjera dhe ndoshta të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë”, theksoi  Rubio

“Jemi të shqetësuar për mundësinë e një operacioni sabotimi në një vend fqinj, i cili mund të dalë jashtë kontrollit”, shtoi ai duke iu referuar situatës në vendet fqinje me Rusinë të cilat kanë nisur të regjistrojnë shkelje të vijës së tyre ajrore nga ana e Rusisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër