Katër zjarre aktive nga gjithsej 31 në 24 orët e fundit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 09 tetor, Zhurnal.mk -Janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambient të hapur në 24 orët e fundit deri në orën 07:30 të mëngjesit. Katër ende janë aktive, të tjerat janë shuar, njoftuan sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Nga zjarret aktive, i pari është në komunën e Studeniçanit ndërmjet fshatrave Draçevicë dhe Cvetovë, vendi i quajtur “Kaldired” ku digjet vegjetacioni i ulët. Në komunën e Çashkës në rajonin e fshatit Jabollçishtë, vendi i quajtur “Bikov Grob” digjet pylli i ahut dhe lisit, shkozë dhe vegjetacion i ulët. Dy zjarret tjera aktive janë në territorin e komunës së Likovës.  Pyll me pisha dhe pyll me trungje të ulëta digjen në vendin e quajtur “Guri Kuq” në rajonin e fshatit Strimë, ndërsa vegjetacioni i ulët është djegur në fshatin Mateç.

Nga zjarret e shuara, tre ishin në territorin e Prilepit, ndërsa nga dy në komunat Vinicë, Vrapçishte, Kumanovë dhe Mogillë. Zjarret tjera ishin në rajonet e komunave Aerodrom, Manastir, Bosilovë, Vasilevë, Gazi Babë, Debarcë, Demir Hisar, Dollnen, Koçan, Kratovë, Makedonska Kamenicë, Novac, Saraj, Qendër, Çair dhe Shtip.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër