Zgjidhet problemi i transportit për studentët e Universitetit “Nënë Tereza”

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 tetor Zhurnal.mk – Studentët e Universitetit „Nënë Tereza“ në Shkup tashmë kanë në dispozicion dy linja të reja të autobusëve, 17-1 dhe 17-2, të cilat ndalojnë në afërsi të universitetit. Sipas drejtuesve të UNT-së, linjat e reja zgjidhin një problem të kahmotshëm të transportit publik për studentët, të cilët deri më tani janë përballur më vështirësi të shumta për të arritur në objektet universitare. Sipas rektorit, Bekim Fetaji, linjat përfshijnë gjithsej 24 stacione dhe lidhin universitetin me disa nga pikat kryesore të qytetit, posaçërisht zonën e Bit Pazarit.“Pjesa kryesore për ne është se përfshin pjesën e Bit Pazarit, përballë UKIM-it, rektoratit, pastaj vjen nga rruga e plastikave, do të vjen deri këtu te ne edhe pastaj do të rrotullohet te Ambasada e Amerikës dhe kthen majtas nga Muzeu. Nga kjo pjesë studentët lidhen me gjithë pikat tjera. Këto 6 stacione janë kryesore për ne, është pjesa kryesore që të ndërlidhen me këto linja ndërsa në shkurt na premtuan edhe linjë tjetër e cila do të vjen nga ana tjetër. Në çdo 50 minuta do të ketë nga një autobus”, deklaroi Bekim Fetaji, Rektor i UNT.

Përveç transportit, një tjetër proces i rëndësishëm për Universitetin „Nënë Tereza“ është ndërtimi i kampusit universitar. Punimet aktualisht po zhvillohen në disa prej objekteve të parashikuara në fazën e parë të ndërtimit.

“Për momentin, punimet ndërtimore po realizohen në tre nga gjithsej 9 objekte që janë parashikuar të ndërtohen në fazën e parë. Në të gjitha këto objekte po punohet intenzivisht. Ndërtimi i 6 objekteve të tjera varet nga rrënimi i objekteve të vjetra. Për momentin po vijon procedura e tenderimit, në momentin që përfundon fillon rrënimi dhe hapet fronti për ndërtimin e gjitha objekteve tjera. Nga tre objektet në ndërtim, njëri për dy javë përfundon fazën e karabinës ndërsa dy të tjerët diku në mes të dhjetorit”, tha Oliver Kolevski, Mbikëqyrës i punimeve ndërtimore.

Për shkak të punimeve ndërtimor për kampusin e ri, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Shkencave Humane dhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë janë transferuar përkohësisht në objektin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër