Shasivari takon presidentin turk në Stamboll: “Me mikun e vendit tonë, Rexhep Taip Erdogan”

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, gjatë vizitës së tij në Stamboll është takuar me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, të cilin e ka cilësuar si mik të vendit tonë.

Takimi me kreun e shtetit turk vjen në kuadër të vizitës së ministrit Shasivari në Turqi, një vend me të cilin Maqedonia e Veriut ka marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Fotografia nga takimi është shoqëruar me mesazhin: “Me presidentin e Republikës së Turqisë, mikun e vendit tonë, z. Rexhep Taip Erdogan!”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër