Dhuna policore ndaj dy të rinjve në Shkup, zv.ministri Iseni kërkon zbardhjen e plotë të rastit dhe përgjegjësi

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 tetor, Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar publikisht lidhur me incidentin në Shkup, ku dy të rinj pretendojnë se kanë qenë viktimë e dhunës nga pjestarë të policisë.

Përmes një deklarate zyrtare, Iseni ka bërë të ditur se Kontrolli i Brendshëm tashmë ka nisur hetimet dhe ka garantuar se do të ketë llogaridhënie të plotë në rast se konstatohen shkelje të autoritetit ligjor.

Ja postimi i plotë i zëvendësministrit Astrit Iseni:

“Pretendimet për dhunë policore ndaj dy qytetarëve më 7 tetor në Shkup duhet të zbardhen plotësisht. Kontrolli i Brendshëm po heton rastin dhe, nëse konstatohen shkelje, do të ketë përgjegjësi. Si zëvendësministër i Punëve të Brendshme, qëndrimi im është i qartë: uniforma është përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët dhe për t’i shërbyer ligjit. Çdo keqpërdorim i autoritetit cenon besimin dhe dinjitetin e institucionit. Përkushtimi ynë është një polici që vepron me profesionalizëm dhe jep llogari. Transparenca dhe llogaridhënia janë thelbësore për besimin në polici. Qytetarët do të njoftohen në kohë për rezultatet e hetimit dhe masat që do të ndërmerren.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër