Gjorgjievski: Kanë arritur 3.300 kontejnerë të rinj për Shkupin, blerja më e madhe në histori

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 08 tetor, Zhurnal.mk – Ka arritur dërgesa e parë – 3.300 kontejnerë të rinj për Shkupin, blerja më e madhe në histori, publikoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

“Sot arriti dërgesa e parë nga gjithsej 3.300 kontejnerë të rinj, blerja më e madhe e kontejnerëve në historinë e Shkupit. Shpërndarja e tyre nëpër qytet fillon që sot. Po i zëvendësojmë kontejnerët e thyer dhe të konsumuar, po e rrisim numrin e tyre dhe po sigurojmë më shumë vende për hedhjen e duhur të mbeturinave. Së bashku me kamionët e rinj, të cilët javën e ardhshme do të vihen në funksion, po krijojmë kushte për mbledhje më të shpejtë dhe më efikase të mbeturinave dhe lagje më të pastra në gjithë Shkupin”, tha kryetari.

Ai shtoi se është veçanërisht me rëndësi fakti që për të njëjtët kontejnerë paraardhësit e tij paguanin nga 18.600 denarë, ndërsa tani janë blerë me çmim dy herë më të ulët.

Gjorgjievski shtoi gjithashtu se janë siguruar edhe 60 kontejnerë për selektim të qelqit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër