Tiranë, 08 tetor, Zhurnal.mk – Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje”.
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimin e Berishës me objekt shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën.
Kushtetuesja ka vendosur shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk nënkupton shfuqizimin automatik të masës së sigurisë, por rikthimin e çështjes për gjykim në instancën më të lartë të gjyqësorit.
