Kasami: Korridori 8 është arteria strategjike që lidh Maqedoninë e Veriut me rajonin dhe Evropën

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 tetor, Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i koalicionit VLEN, Bilall Kasami, e ka vlerësuar ecurinë e punimeve në Korridorin 8 si një hap vendimtar drejt zhvillimit ekonomik, thithjes së investimeve dhe hapjes së mundësive të reja për qytetarët.

Përmes një deklarate, Kasami theksoi se nisja e punimeve në segmentin Bukojçan–Kërçovë i jep një shtysë të fuqishme këtij projekti madhor strategjik. Sipas tij, ky aks rrugor, së bashku me segmentet Tetovë–Gostivar dhe Gostivar–Bukojçan, do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në transformimin ekonomik të rajonit të Pollogut dhe në lidhjen e tij me pjesën tjetër të vendit e rajonit.

“Korridori 8 është një lidhje strategjike mes njerëzve, ekonomive dhe vendeve të rajonit. Ky është një investim në të ardhmen e vendit tonë dhe në ndërtimin e një rajoni më të zhvilluar e më të ndërlidhur,” deklaroi Kasami.

Realizimi i Korridorit 8 mbetet një nga prioritetet kryesore infrastrukturore për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë dhe rrugët kryesore evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër