Jahiji takon Forumin e Gruas: Gratë do të jenë në qendër të vendimmarrjes në Bërvenicë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 tetor, Zhurnal.mk – Kandidati i koalicionit AKI për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka zhvilluar një takim pune me strukturat e Forumit të Gruas, me fokus të veçantë rritjen e përfaqësimit dhe rolin e gruas në qeverisjen lokale.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilalli-Zendeli, sekretari organizativ, Nebi Rexhepi, si dhe shefi i shtabit zgjedhor, Jusuf Shaini.

Përmes një deklarate, Jahiji ka vlerësuar lart kontributin e gruas në shoqëri dhe ka premtuar përfshirje të drejtpërdrejtë të tyre në udhëheqjen e ardhshme komunale:
“Gratë janë shtylla e shoqërisë dhe e familjes. Pa forcën, përkushtimin dhe kontributin e tyre, nuk ka familje të fortë, as shoqëri të suksesshme.”
Ai theksoi se programi i tij për Bërvenicën parasheh hapësirë dhe rol aktiv për gratë në secilin proces:
“Gratë do të jenë pjesëmarrëse në vendimmarrje dhe pjesë e pandashme e proceseve. Ato janë zëri që ndërton të ardhmen tonë të përbashkët.”
Ky takim vjen si pjesë e platformës elektorale për fuqizimin e gruas dhe mobilizimin e të gjitha strukturave për garën e ardhshme zgjedhore në Komunën e Bërvenicës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër