Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 tetor, Zhurnal.mk – Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri për Gjykatën Speciale, nëse ai hyn në fuqi.

Ai ka bërë me dije pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara, Gjykata Speciale nuk do të mund të arrestojë asnjë komandant të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte.

Në emisionin “Debat Plus”, ai ka thënë se ligji, pas dy ditësh, do t’i dërgohet presidentes për nënshkrim.

“Nuk mundet asnjë komandant i UÇK-së me u arrestu prej Hagës pas ligjit. Në momentin që hyn ky ligj, nuk mundet me u arrestu asnjë komandant i UÇK-së për krime lufte prej Gjykatës Speciale”, ka deklaruar Gruda.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër