EDP reagon për protestën e studentëve në Tiranë: Qeveria t’u përgjigjet kërkesave të të rinjve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 tetor Zhurnal.mk – Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar për përplasjet gjatë protestës së studentëve në Tiranë, duke shprehur shqetësim për përdorimin e ujëhedhësve, gazit lotsjellës dhe shoqërimin e protestuesve nga policia.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama, EDP i kërkon qeverisë të dëgjojë kërkesat e të rinjve dhe të japë përgjigje për çështjet që ata kanë ngritur, duke vënë theksin te llogaridhënia, transparenca dhe nevoja për ndryshim.

Në reagimin e saj, partia europiane thekson se policia duhet të veprojë me vetëpërmbajtje dhe proporcionalitet, ndërsa u bën thirrje protestuesve të ruajnë karakterin paqësor të tubimit.

E ardhmja evropiane e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi represionin apo arrogancën, por mbi dialogun, të drejtat themelore dhe përgjegjësinë demokratike”, thuhet në deklaratë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër