Luizi reagon pas protestës së studentëve në Tiranë: Populli nuk duhet të ketë frikë nga ata që paguhen për ta mbrojtur

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Përplasjet mes studentëve dhe forcave të policisë gjatë protestës së 13 tetorit në Tiranë kanë nxitur reagime të shumta, mes tyre edhe nga këngëtari Luiz Ejlli.

Artisti ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë qëndrimin e tij lidhur me mënyrën se si institucionet duhet t’i trajtojnë qytetarët, veçanërisht në momentet kur ata shprehin pakënaqësitë e tyre.

“Një shtet matet nga mënyra se si i trajton njerëzit kur ata nuk pajtohen me të. Populli nuk duhet të ketë frikë nga ata që paguhen për ta mbrojtur”, ka shkruar Luizi.

 Foto: Instagram

Në reagimin e tij, këngëtari është ndalur edhe te gjendja e të rinjve dhe dhimbja e atyre që kërkojnë drejtësi, duke përcjellë një mesazh përmes të cilit ka vënë në pah rëndësinë e dëgjimit të zërit të studentëve.

“Nuk ka britmë më të dhimbshme se sa ajo e një studenti që kërkon drejtësi dhe përfundon duke kërkuar mëshirë”, është shprehur ai.

Protesta e organizuar më 13 tetor kishte në fokus shqetësimet për kushtet në universitete dhe të ardhmen e të rinjve.

Gjatë saj u regjistruan përplasje, dëmtime të institucioneve dhe persona të lënduar.

Në fund të mesazhit të tij, Luizi u është drejtuar personave të lënduar dhe familjeve të tyre, duke shprehur solidaritet dhe duke kërkuar që ajo që ndodhi të mos harrohet.

“Lutem Zotit që t’i japi forcë atyre që sot po qajnë, t’i shërohen plagët atyre që janë lënduar dhe të mos lejojë që dhimbja e tyre të harrohet nesër”, ka përfunduar këngëtari. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër