Jakup Huseini në takim me zv.drejtorin e Diasporës siguron: Bërvenica do ta ketë Zyrën e Diasporës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 tetor, Zhurnal.mk – Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, pas takimit me zëvendësdrejtorin e Diasporës, Fatlum Jusufi, ka bërë të ditur se Bërvenica do ta ketë Zyrën e Diasporës.

Huseini ka theksuar se kjo zyrë do të shërbejë si urë lidhëse mes komunës dhe mërgatës, duke krijuar mundësi më të mëdha për komunikim, bashkëpunim dhe përfshirjen e bashkatdhetarëve në zhvillimin e vendlindjes.

“Mërgata jonë meriton vëmendje, mbështetje dhe komunikim të drejtpërdrejtë me vendlindjen”, ka deklaruar Huseini, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve me bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër