Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, kthehen sërish te Parlamenti

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 tetor, Zhurnal.mk – Pas përplasjes së dhunshme te Rruga e Durrësit, ku mes të rinjve protestues dhe efektivëve të policisë u zhvillua një betejë e vërtetë urbane, me gurë e shkopinj, një grup i madh ka nisur të marshojë në rrugët e Tiranës.

Nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, protestuesit po ecin përgjatë Unazës, drejt kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit. Gjatë marshimit disa prej tyre kanë shkatërruar semaforët dhe kamerat e sigurisë të vendosura nëpër shtylla.

Protestës së të enjtes i janë bashkuar edhe shumë gjimnazistë të Tiranës, ndërsa bojkotim të mësimit dhe protesta ka pasur edhe në Durrës, Shkodër, Korçë dhe Vlorë,

Policia njoftoi se nga protesta e një ditë më parë janë arrestuar 55 persona, ndërsa 98 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër