Edhe një goditje për Interin, Lautaro pëson tërheqje muskulore

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Problemet nuk kanë të ndalur për Interin. Pas humbjes së dhimbshme në Ligën e Kampionëve nga Club Brugge, skuadra zikaltër e ka marrë një tjetër lajm të keq: kapiteni Lautaro Martinez e ka pësuar një dëmtim muskulor.

Klubi italian ka njoftuar se sulmuesi argjentinas iu është nënshtruar sot ekzaminimeve klinike dhe instrumentale në institutin “Humanitas”, në Rozzano.

Kontrollet kanë zbuluar një tërheqje muskulore në muskujt përkulës të kofshës së majtë.

Për momentin, Interi nuk e ka bërë të ditur kohën e rikuperimit të kapitenit, ndaj mbetet të shihet se sa gjatë do të mungojë ai nga fushat e lojës.

Lajmi vjen në një moment veçanërisht të vështirë për skuadrën e Cristian Chivut, e cila ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve.

Lautaro ishte një nga lojtarët që u përpoqën ta shpëtonin Interin në përballjen e fundit me Club Brugge, duke realizuar dy gola, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen 3-4 në “San Siro”.

Tashmë, stafi teknik duhet të vlerësojë alternativat në sulm, ndërsa mungesa e kapitenit do të ishte një goditje e rëndësishme për skuadrën zikaltër në këtë periudhë të sezonit. /Express

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër