Protestat masive të studentëve në qytetin e Tiranës kanë ndikuar që UEFA të marrë vendimin që ndeshja Egnatia – Midtjylland të mos luhet në “Air Albania”, ndryshe nga sa ishte parashikuar fillimisht.
Kjo përballje është zhvendosur në “Elbasan Arena”, vendim i marrë disa orë para se ekipet të zbresin në fushë. Për vendimin e marrë nga organizatorët ka reaguar edhe FSHF, ndërsa shkruan:
“UEFA ka vendosur që ndeshja Egnatia – Midtjylland, e vlefshme për fazën e ligës të UEFA Conference League, të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan, për arsye sigurie, në kushtet e protestave që vijojnë këto ditë në Tiranë.
Takimi do të luhet në të njëjtën orë, 18:45, ndërsa ndryshon vetëm stadiumi ku do të zhvillohet përballja.
Kampionët e Shqipërisë do të nisin kështu rrugëtimin e tyre historik në fazën e ligës të UEFA Conference League, pas një ecurie të suksesshme në fazat kualifikuese.
Për Egnatian, kjo ndeshje përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm, teksa skuadra rrogozhinase synon të përfaqësojë denjësisht futbollin shqiptar në arenën europiane.
Përballë do të jetë skuadra daneze e Midtjylland, në një sfidë që shënon debutimin e Egnatias në këtë fazë të kompeticionit.”
