Tiranë, 15 tetor, Zhurnal.mk – Një situatë kaotike është krijuar pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, ku protestuesit kanë tentuar të sulmojnë godinën e selisë rozë, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Efektivët kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën te Teatri i Kukullave, duke arritur ta largojnë atë përkohësisht nga zona.
Megjithatë, protestuesit janë rigrupuar vazhdimisht, duke u shpërndarë në disa prej rrugëve kryesore pranë qendrës së kryeqytetit.
Përplasjet vijnë në kuadër të protestës së studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë, e cila është përshkallëzuar gjatë orëve të fundit.
