Prishtinë, 15 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në Grupin Punues të formuar për Gjykatën Speciale.
Ai tha se i ka propozuar shefes së grupit parlamentar që në këtë grup të marrë pjesë deputeti, Kujtim Shala.
“Po natyrisht, do të marrim pjesë. I kërkova shefes së grupit parlamentar që të propozoj akademik, Kujtim Shalën. Nëse akademik, Kujtim Shala nuk mund të marrë pjesë, atëherë me siguri do jetë vetë Jehona Lushaku Sadriu. Çdo përpjekje e përbashkët kombëtare është e mirëseardhur, për aq sa nuk i mashtrojmë qytetarët e Kosovës me iniciativa që s’kanë efekt juridik, gjithçka tjetër është e pranueshme”, tha ai.
