Jakup Huseini fton qytetarët në tubimin përmbyllës: Nesër hapim një kapitull të ri për Bërvenicën

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 15 tetor Zhurnal.mk – Kandidati i VLEN-it për kryetar të Bërvenicës, Jakup Huseini, ka njoftuar se tubimi përmbyllës i fushatës do të mbahet nesër, në ora 20:00, në restaurantin NI Palace.

Në një status në Facebook, Huseini ka falënderuar banorët për pritjen dhe mbështetjen gjatë fushatës, duke i ftuar që të jenë pjesë e tubimit përmbyllës.

„Nesër mbyllim një fushatë, por hapim një kapitull të ri për Bërvenicën. Kjo fushatë ka qenë e juaja, jo vetëm e imja“, ka shkruar Huseini.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër