Gjini: Daut Haradinaj fytyra e UÇK’së, emrin e tij disa e kanë problem edhe sot

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 tetor Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar në mbrojtje të Daut Haradinajt, duke e cilësuar atë si një nga figurat e UÇK-së dhe duke kritikuar partinë në pushtet për sulmet e orkestruara ndaj tij.

Gjini ka thënë se është e pritshme që Dauti të ketë kundërshtarë, por ka theksuar se shumë parti politike do të dëshironin ta kishin atë në radhët e tyre, nëse ai nuk do të ishte kundërshtar politik.

“Dauti është fytyra e UÇK-së, e emrin e tij është krejt normale që disa që janë anti komb e kanë telashe edhe sot, gati tre dekada pas luftës”, ka shkruar Gjini.

Ai ka kritikuar atë që e ka cilësuar si standard të dyfishtë të disa partive politike, të cilat, sipas tij, harrojnë problemet dhe veprimet e njerëzve nga radhët e tyre, ndërsa përdorin akuza ndaj kundërshtarëve politikë.

Gjini ka ironizuar edhe me partinë në pushtet që dikur mbante armatim nëpër zyra, ndërsa sot përpiqen të paraqiten si shembull i politik.

“Daut Haradinaj nuk ka mbajtur molotov në zyrë, e as nuk e ka gjuajtur kuvendin me zollë. Dauti nuk i ka vjedh milionat me rrymë as me penj të spitaleve, e as me grurë të popullit. As nuk është fshehur, asnjëherë”, ka deklaruar Gjini.

Kryetari i Aleancës e ka përshkruar Daut Haradinajn si një kryengritës të pakompromis kundër Serbisë, duke e vënë theksin te kontributi i tij dhe i familjes Haradinaj në luftën për çlirimin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Dauti e familja Haradinaj ishin aty kur Kosova kishte nevojë për liri, dhe është këtu sot, siç do të jetë gjithmonë për vendin”, ka përfunduar Gjini.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër