Internet përdorin 93,7 për qind të qytetarëve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 tetor, Zhurnal.mk – Në tremujorin e parë të vitit 2026, 93,7 për qind e popullsisë së përgjithshme në vend të moshës 15 deri në 74 vjeç kanë përdorur internetin, sipas të dhënave mbi përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) në amvisëri dhe nga individë nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Në periudhën e njëjtë, 91,2 për qind e amvisërive kishin qasje në internet nga shtëpia.

Të dhënat tregojnë për përdorim të gjerë të internetit dhe shërbimeve digjitale në jetën e përditshme të popullsisë, si dhe të nivelit të lartë të qasjes në internet në amvisëritë e Maqedonisë.

Internet disa herë gjatë vitit kanë shfrytëzuar 81,2 për qind e popullsisë, ndërsa po aq përqindje, kanë porositur ose blerë mallra ose shërbime përmes internetit gjatë 12 muajve të kaluar.

Në përdorimin e TIK-ut pjesëmarrje më të madhe prej 93,5 për qind ka telefonimi përmes telefonit dhe video thirrjet (përmes ueb kamerave dhe përdorimi i aplikacioneve si Skype, FaceTime, Messenger, WhatsApp, Viber dhe Snapchat).

Pjesëmarrje më të madhe prej 88.4 % ka shkëmbimi i porosive, kryesisht përmes Skype, Messenger, WhatsApp dhe Viber.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër